ZPS konfirmon aksionet e Gjykatës Speciale: Po kryejmë aksione të vazhdueshme

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e Gjykatës Speciale me seli në Hagë ka konfirmuar për Indeksonline-n se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme.

Bastisjet e fundit dhe këtë të sotmen e ka konfirmuar për Indeksonline-n zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar Christopher Bennett . I pyetur për operacionin e fundit, që po zhvillohet sot, në fshatin Lubizhdë të Malishevës, në shtëpinë e ish- komandantit të UÇK-së për rajonin e Llapushës Isni Kilaj, ai nuk e ka specifikuar si rast të veçantë, por ka thënë se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme me mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Mund të them vetëm se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, ka shkruar Bennett. Ndryshe ditëve të fundit janë bastisur edhe shtëpitë e ish- këshilltarëve të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi , i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *