Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministri të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për pagat e Njësisë Speciale Intervenuese.
Ajo ka thënë se deklaratat e Kurtit dhe Sveçlës janë tendencë për të shkatërruar institucionin e Policisë së Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se duhet me qenë një qeveri shumë antikombëtare për t`i detyruar pjesëtarët e NjSI-së me protestu.
“ERDHI DITA, E KURR MOS U PERSERITË NJË DITË SI KJO! Duhet me qenë një qeveri shumë antikombëtare per mi pru këta djem e vajza në këtë deregje. Deklaratat e Sveçles dhe të Kurtit janë tendencë për të shkatërruar institucionin e policisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu.