Kolona të gjata para qendrës për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës

Një kolonë me automjete me targa “KM” u pa mëngjesin e 2 nëntorit para Qendrës për Regjistrim në Mitrovicë të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *