Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, duke filluar gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit. Më pas, pasditja do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta.
Në orët e mbrëmjes pritet sërish shtim i vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në perëndim të vendit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 19°C.