Krasniqi: Regjistrimin e popullsisë po e pamundëson Kurti, po frikësohet nga zyrtarzimi i ikjeve të qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosfillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili ishte planifikuar të fillon sot.

Ai ka bërë me dije se fillimin e këtij procesi po e pamundëson kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kryeministri po i frikësohet zyrtarzimit të shifrave të mëdha të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën.

“Sot është dashur të filloj regjistrimi i popullsisë në Kosovë, edhe pse me vonesë të madhe. Por, siç e kam thënë publikisht me 5 korrik, me 24 gusht dhe shumë herë të tjera deri sot, regjistrimin e popullsisë po e pamundëson Kryeministri Kurti. Përveç që e ka politizuar skajshëm me ndërhyrje partiake Agjencinë e Statistikave të Kosovës, si dhe ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, Kryeministri i di mirë shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarzimi i tyre. Përtej paaftësisë qeverisëse, ky (mos)veprim i Qeverisë është edhe shkelje ligjore!”, ka shkruar Krasniqi.

https://www.facebook.com/watch/?v=897392148713188

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *