Krasniqi për protestën e NjSI-së: Kjo është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) para Qeverisë së Kosovës.

Krasniqi ka publikuar një fotografi të protestës së sotme dhe ka thënë se e njëjta nuk është dashur t’i shohim kurrë.

“Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka thënë se ajo fotografi “është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *