Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës sot do të protestojë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me vendimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për shtesat e rrezikshmerisë.
Protesta e cila pritet që së shpejti të nis para objektit të Qeverisë, parashihet të jetë
Paralajmërohet që pjesëtaret e Policisë së Kosovës do t’i japin Qeverisë një ultimatum prej 72 orësh deri në ndryshimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë.
Po ashtu, gjatë protestës pritet që t’i dorëzojnë edhe ID-të.
Ndryshe, javën e kaluar Qeveria propozoi shtesat e reja për Policinë e Kosovës.
Shtesat janë ndarë në 7 kategori të pozitave.
Shtesat për njësitë elitare: Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Mbrojtja e afërt do të marrin nga 150 euro shtesë të pagës bazë.
Ndërsa 120 euro do të ndahen për njësitë speciale operative, K9 dhe Njësia për deminim të mjeteve shpërthyese.
Policia kufitare do të paguhet me 100 euro shtesë krahas pagës bazë.
Ndërsa pjesëtarët e hetuesisë do të marrin 75 euro kurse ekipet reaguese dhe patrullat që përbëjnë numrin më të madh të zyrtarëve do të marrin nga 60 euro.
Kurse nga 50 euro respektivisht 45 euro do të marrin policët që përkujdesen për ruajtjen e objekteve të veçanta.
Shtesat do të paguhen nga muaji nëntor ndërsa për gjashtë muajt e shkuar do të bëhet në mënyrë retroaktive.