Viola Von Crammon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka folur për vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Prishtinë, dhe dje në Beograd.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Crammon ka mirëpritur qartësinë e Von der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë Serbi, por sipas saj kjo qartësi do duhej bërë për mangësitë e shtetit serb në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë.
“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë”, ka shkruar Von Cramon.
Tutje ajo ka shtuar se “na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit”./Reporteri.net/