Arsene Wenger, kundërshtar i një mijë betejave në Premier League me “Djajtë e Kuq”, tregon dhembshuri për Manchester United.
“Në fund të fundit, më vjen keq për një klub kaq të madh, sepse nuk ka shpresë. Në thelb nuk e shoh se ku mund të përmirësohen. Ky ekip sot ka humbur besimin, cilësinë dhe madje edhe shpirti luftarak është zhdukur,” tha për francezi BeIN Sport, duke komentuar humbjen e rëndë 3-0 në derbin ndaj City-t të Guardiolës.