E dhimbshme: Sot varroset i riu që vdiq pas plagosjes në Vushtrri

I riu, Liridon Musliu, që u plagos mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, e që vdiq gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, do të varroset sot.

Sipas njoftimit të familjes, atij do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në ceremoninë mortore, e cila do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Klinë e Poshtme.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *