Një nga personazhet që po përflitet se ka marrë ftesë është Blerim Destani, i cili pak ditë më parë u shfaq në shoqërinë e Arbana Osmanit.
Një ftesë ka shkuar edhe për supermodelen, Oriola Marashi. Bukuroshja është ftuar edhe vitin e shkuar për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme, por e kushtëzuar nga angazhimet ndërkombëtare, Ori ka refuzuar ftesën. Ndërkohë që këtë vit ajo ka marrë më shumë kohë për të dhënë një përgjigje.
Një tjetër bukuroshe që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e shtëpisë është Kejvina Kthella.
Poashtu jë ftesë ka shkuar edhe për Era Istrefin, e cila deri më tani e ka refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Megjithatë, nëse këngëtarja e famshme do të ketë një vendim të dytë do të na duhet të presim në sezonin e ardhshëm.
Një “Jo” ka marrë produksioni edhe nga Vin Veli. Ish-partneri i Bora Zemanit është riftuar për të qenë pjesë e “Big Brother”, por duket se ai ka vendosur të heqë dorë nga fama e këtij formati, duke zgjedhur kështu të qëndrojë larg zhurmës mediatike që historia e ish-së dashurës së tij ka shkaktuar.
Partnerja e Ledri Vulës është ftuar gjithashtu për të qenë pjesë e lojës. Por Sara Hoxha është ende në dilema për pjesëmarrjen, duke iu angazhuar maksimalisht vajzës së çiftit, Poem Blu si dhe angazhimeve të tjera që ajo ka.
Ndërkohë edhe Atdheu, një personazh i dalë nga “Përputhen” po mendohet që do të jetë pjesë e “Big Brother”. Ish-konkurrenti ka refuzuar ftesën e “Kepi i Tundimeve”, ndoshta duke preferuar që të shijojë një tjetër reality.
Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”. Vetë moderatorja e “Portokalli” në rrjetet sociale është përgjigjur nëse do të pranonte të bëhej pjesë e lojës dhe duket se veç përgjigjes negative, ajo ka shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi. “Jo, shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time”.