PS vazhdon operacionet në Kosovë, bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar se janë duke vazhduar operacionet e bastisjes në Kosovë.
Zëdhënësi i kësaj zyre Christopher Bennett tha se një gjë e tillë po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).”, tha Bennett.