Von der Leyen mbërrin në Sarajevë, takohet me anëtarët e presidencës së Bosnjës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Sarajevë, stacioni i fundit i turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku pas mbërritjes u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjës.

Siç ishte paralajmëruar më parë, von der Leyen do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo (HDZ).

Gjatë vizitës së saj në Bosnje dhe Hercegovinë, Presidentja e Këshillit Europian do të prezantojë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si dhe udhërrëfyesin e rajonit drejt BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *