Pas takimeve të zhvilluara ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me bizneset dhe Komunën e Prishtinës, është dakorduar për vendosjen e një orari të ri të lëvizjes për furnitorë.
Sipas vendimit orari i ri i qarkullimit për furnitorë i cili do të filloj të aplikohet pas njoftimit zyrtar që pritet të publikohet nga Komuna e Prishtinës është:
1) Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00;
2) Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00;
Ndërsa, deri në atë kohë nuk do të ketë ndalesa për furnitorë.