Inspektorët komunal ndalojnë për herë të dytë punimet në një objekt një serbi në veri të Mitrovicës

Inspektorët komunal gjatë asistimit kanë hasur një person, nga komuniteti serb i cili ka zhvilluar punime në objektin të cilin i ka pasur të ndaluar punimet nga inspektorët komunal që nga data 24.07.2023.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:50 në rrugën “Kral Peter”, në veri të Mitrovicës.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregull hetimore.

“Gjatë asistimit të inspektorëve komunal policia kanë hasur të dyshuarin mashkull serb kosovar duke zhvilluar punime në objektin në të cilin ka pasur të ndaluar punimet nga inspektorët komunal nga data 24.07.2023. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *