Një person ka raportuar se tre nxënës janë përfshirë në një rrahje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 27.10.2023 në orën 14:30, në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Tutje thuhet se të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Më 31.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar një rrahje ku janë përfshirë tre nxënës. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.