Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francavilla Fontana, në zonën e Brindisit.
Djali 6-vjeçar ka pirë aksidentalisht ujë me zbardhues dhe nëna në panik është hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre, në katin e tretë të një pallati.
Fëmija dhe nëna 41 vjeçare, janë të shtruar në spitalin Antonio Perrino: gruaja nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa djali i saj është nën vëzhgim për djegie në gojë.
Fillimisht u supozua se ishte gruaja që i kishte dhënë ilaçin fëmijës.
Kanë qenë disa kalimtarë që kanë thirrur për ndihmë.
Nënë dhe fëmijë janë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.