Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se propozimet për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë janë në tavolinë “për ca kohë”.
Kështu ai ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje sa më parë që të jetë e mundshme.
“Shumëçka po ngjan në botë dhe mendoj në kuptim të dialogut se duhet të këtë marrëveshje – sa më parë. E dimë që elementet e marrëveshjes janë në tavolinë për ca kohë. Ka për t’u bërë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai ndër të tjera para medieve, përcjell KlanKosova.
Hill ka theksuar se tani është më të vërtetë koha që të ecet përpara drejt marrëveshjes finale.