Lushi: Gjykata Speciale t’i bastisë varrezat e familjes Jashari dhe të dëshmorëve për të gjetur evidencën e turpit të saj

Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar bastisjes e fundit të Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet t`i bastisë edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe shtëpitë e çdo shqiptari për t`i gjetur evidencat e turpit të saj, shkruan Nacionale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal.

Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz. Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e presidentes Osmani. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe babait të tij. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpitë e çdo shqiptari kudo në botë. Në to gjen evidencën e turpit të saj. Të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal”, ka shkruar Lushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *