Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre.
Një rast i tillë është zbuluar edhe të dielën, në qendër të Mitrovicës, ku Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, i moshës 22-vjeçare, zyrtarët policorë kanë konfiskuar një sasi të substancës narkotikë marihuanë, që ia gjetën në një pako të cigareve.
Për shkak të posedimit të drogë, i riu është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.