Me lot në sy, minatori u bën thirrje deputetëve: Jeta jonë është në rrezik, na shpëtoni

Përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, janë duke zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, nuk ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.

Por anëtarët e këtij komisioni janë takuar me përfaqësuesit sindikal të “Trepçës”, raporton Zeri.info.

Është minatori Sami Peci, i cili me lot në sy iu bëri thirrje deputetëve që të gjejnë një zgjidhje për ta, pasi që tetë ditë minatorët janë në grevë.

“Minatorët i kanë dhënë votat. E dimë kush është Qeveria, por e ka përgjegjësinë, më s’pari Qeveria e ka përgjegjësinë me i bashku edhe tjerët deputetë s’bashku. Lene politikën, ejani sa më shpejt ju kisha bo kërkes shpirtnisht, shpëtoni minatorët, plotësoni këto kushte se janë shumë sociale. Veç duhet me e ditë se që 8 dite miniera u ndërpre, nuk ka prodhim nuk ka kurrgjë. Jeta e minatorëve po rrezikohet, t’i shpëtojmë të gjitha. Edhe një herë ju bëj thirrje, ejani sa ma shpejt, leni mbledhjet, leni këto se jeni shumë të njoftum të gjithë. Sa më shpejt, urdhëroni, me ne, pa ne, t’i nxjerrim minatorët të plotësohen këto kërkesa e janë sociale”, u shpreh Peci, raporton Zeri.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *