Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas bastisjeve të fundit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë ndaj ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit.
Pas bastisje së sotme në shtëpinë e ish-këshilltarit, Artan Behrami, Çitaku ka thënë se kjo nuk është drejtësi, por sipas saj, përndjekje dhe persekutim.
“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim. Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërkohë, Gjykata Speciale po vazhdon me basitisjes. Nacionale mëson se Prokuroria e Specializuar në Hagë po kryen bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami.
Bastisja në shtëpinë e tij po ndodh një ditë pas bastisjeve që ka kryer Prokuroria e Hagës në shtëpinë e ish-këshilltarëve të tjerë, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.