Sot seanca fillestare ndaj tri infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë

Sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen se kanë keqtrajtuar të moshuarën në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, për Front Online tha se seanca do mbahet sot në ora 10:00.

“Seanca fillestare është caktuar të mbahet sot në ora 10:00”, tha Zhuti.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për këtë rast.

Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

Ndryshe, më 2 nëntor të vitit 2022, një video është publikuar në rrjetet sociale duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve “Orenda”, në Pejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *