Kryeministri i deritanishëm i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Milojko Spajiq.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Abazoviq, përmes një postimi në Facebook.
“Siç diktojnë sjelljet demokratike, mëngjesin e sotëm është bërë transferimi i detyrës! I urova fat Kryeministrit të ri dhe qeverisë së re”, ka shkruar Abazoviq.
Ndryshe, pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministrin e ri Milojko Spajiq.