Befason blegtori nga Gjilani: “Jam i dashurum në lopë”

Mëngjeset i fillojnë në orën 06:00. Bedrije dhe Lulzim Shala kanë një mënyrë të veçantë se si e fillojnë ditën. Edhe pse kanë 20 vjet martesë, traditën për të pirë kafen e kanë të njëjtë.

Në mini-fermën e tij, 49-vjeçari kujdeset për lopët, punë që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij.

Dikur ka pasur një numër më të madh të lopëve, mirëpo sot për shkak të problemeve shëndetësore është detyruar ta reduktojë atë.

Kujdesi për kafshët që mban e ka ndihmuar shumë për shëndetin e tij.

“Jam i dashurum në to, i du fort, shumë se jo pak. Ma kanë heq stresin, depresionin – nuk kam mendu tek sëmundja por te kafshët”, tha ai në emisionin Canape.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *