Itali/ Shqiptari vret gruan, ngjarja tragjike ndodhi teksa 4 fëmijët flinin në dhomën ngjitur

Një 31 vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj.

Etleva Bodi qëndroi në koma për 48 orë pasi i shoqi i saj Selami Bodi, 41-vjeç tentoi ta mbyste.

Mediat raportojnë se Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.

Në debat e sipër ai e ka shtrënguar prej fyti dhe kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. 

Ajo çfarë e bën edhe më tragjike ngjarjen është se kur ndodhi ngjarja 4 fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11-vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Selami Bodi pa precedentë penal, u arrestua i akuzuar për vrasje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *