12 qepje në sy, skandali dhe turpi ndaj Grossos

Marseille-Lyon ishte një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave në Ligue 1, por një ngjarje e rendë bëri që kjo sfidë të anulohej. Tifozët ultras të Marseille goditën me gurë autobusin e Lyon çka solli dëmtimin e rëndë të Fabio Grosso-s, trajnerit të Lyon.

Ish kampioni i botës pësoi një të çarë poshtë syrit të majtë, ndërsa mjekët e dërguan menjëherë brenda stadiumit për ta kuruar. 12 qepje i shkaktoi Grosos goditja e tifozëve ndërsa pamjet e tij me fytyrën e gjakosur po bëjnë xhiron në rrjet.

“Neveri dhe trup”, shkruan L’Equipe në faqen e parë. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar nëntë persona, njoftojnë autoritet franceze. Pavarësisht se ndeshja u shty, klubi i Marseille si organizatorë nuk rrezikon asgjë pasi ngjarja ndodhi në rrugët e qytet, jashtë territorit të stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *