Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, e që ishte edhe ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Përveç Bashkim Smakajt, ish shef i AKI-së, që ishte dikur edhe këshilltar i ish presidentit Thaçi, Neutral.al raportoi se edhe një tjetër këshilltar i tij, Blerim Shala ishte sot cak i Speciales.
Sipas informacioneve të Sinjalit, Specialja ka kryer kontroll te shtëpia e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj. Bastisje është kryer edhe në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë pjesë e Zyrës së Presidentit, në cilësinë e këshilltarit politik të Hashim Thaçit.
Gjatë bastisjeve që janë kryer, të njëjtat burime thonë se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.