Policia e Kosovës i asiston EULEX-it për të kontrolluar shtëpinë e ish shefit të AKI-së (Foto)

Po vazhdon edhe në këto momente bastisja e shtëpisë së ish këshilltarit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj.

Forca të shumta të EULEX-it të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale në Hagë që nga mëngjesi po kryejnë bastisje në dy lokacione në Prishtinë.

Përveç shtëpisë së ish shefit të AKI-së, bastisje po zhvillohet edhe te shtëpia e Blerim Shalës, ish këshilltarit të presidentit Thaçi.

Ekipi i IndeksOnline po i përcjell nga afër këto zhvillime ndërsa deri më tani nuk dihet nëse është marrë ndonjë provë./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *