Shoqata Sindikale e punëtorëve të sigurimit fizik në KEK ka protestuar të hënë para të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Ekonomia Online.
Sipas protestuesve kërkesa e tyre e kamotshme është që të kthehen në kuadër të kësaj Kompanie. Ata madje bënë thirrje që të kthehen siç thanë në shtëpinë tonë, duke kërkuar mostenderimin e këtij departamenti.
Kjo nuk është hera e parë që kjo Sindikatë po proteston me të njëjtat kërkesa.