Hashani tregon se cilat janë simptomat e gripit sezonal tek qytetarët

Grithja e fytit, teshtima, temperatura janë simptomat e para që tregojnë se personi ka grip sezonal.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Front Online, kryeshefi i departamentit të Mjekësisë Familjare, Valdet Hashani.

“Zakonisht sikurse çdo virozë e në veçanti gripi sezonal që është infeksion nga virusi i gripit sezonal manifestimi i parë është grithja e fytit, teshtima, temperaturë, mirëpo nëse atakon edhe sistemin gastroindestinal atëherë manifestohet me vjellje edhe barkqitje mirëpo raportimet që i kemi nga qendrat i kemi të distribuuar shumë mirë dhe nuk kemi ndonjë raportim të gjendjes të rënduar, zakonisht gjendje që kalojnë edhe me antihiperitik duke iu shmangur dhënies së antibiotikëve”, ka thënë  ai.

Ndërsa, ka treguar se si mund të kalohet kjo gjendje gripoze.

“Për, këtë arsye edhe pacientët duhet të kenë parasysh se kjo gjendje gripoze mund të kalohet me paracetamol, me çajëra, me lëngje dhe nëse është në fazën e inkubimit që zhvillohet infeksioni është mirë që të mos bie në kontakt me persona të tjerë, meqë nëpërmjet spërklave mund të infektojë edhe personat e tjerë. Katër ose pesë ditë ndodhë që pacienti ta tejkalojë këtë gjendje, ndërsa nëse gjendja vazhdon e njëjtë atëherë patjetër se duhet të vizitohet mjeku me qëllim që të bëhen edhe analiza të caktuara por edhe të jepet terapia e përshkruar nga mjeku”, ka shtuar Hashani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *