E rëndë, mjeku gjen shenja dhune në trupin e gruas që vdiq dje në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur dje në një familje në Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua u gjet pa shenja jete. Akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Hamide Bislimi, 75-vjeçare – vdekjen e së cilën e konstatoi mjeku kujdestar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dyshimet mbi vdekjen e saj u ngritën pas kontrollit nga ana e mjekëve, ku në trupin e saj u gjetën shenja dhune.

Ajo që dihet tani pritet të konfirmohet nga ekzaminimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i pajetë i viktimës.

Të njëjtat burime thonë se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse dhe pas hetimeve  pritet të zbulohen detaje për këtë rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *