Vuçiq: Kosovën nuk e njohim as “de facto” as “de jure”

Edhe pse detyra që i lanë krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë në ishte njohja ‘de facto’ e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është i vendosur për të mos e plotësuar këtë kërkesë. Në një intervistë për mediat vendase ai tha se Beogradi do bëjë gjithçka përveç njohjes së Kosovës.

Pozicioni i Serbisë nuk është i lehtë, por njerëzit nuk kanë arsye të shqetësohen. Ne jemi të gatshëm të përmbushim gjërat që nuk kanë të bëjnë me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë dhe anëtarësimin e saj në OKB”.

Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po përdor “truke të ndryshme” vetëm që të mos formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Dikush duhet të formojë Asociacionin, por Prishtina nuk e bën. Nuk e duan atë dhe shpikin hile dhe dredhi në dëm të popullit tonë në Kosovë. Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin.”

Vuçiç tha se vendi i tij ishte në një pozitë të vështirë, por ia kishte dalë që të bindte ndërkombëtarët.

“Deri tani ia kemi dalë, megjithëse është shumë e vështirë dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Mos harroni, ne jemi i vetmi vend që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë në Evropë”.

Pas takimeve të zhvilluara në 26 Tetor në Bruksel, vendet e Bashkimit Europian kërkuan zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinë dhe Beogradit dhe Kosovës i kërkohej që të hidhte hapa konkretë në formimin e Asociacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *