Ekspertët e bombave të Njësisë Speciale paralajmërojnë protestë ditëve në vijim

Ekspertët e bombave të njësisë speciale ‘BOMB SQUAD’ (NJTME), për shkak të pakënaqësive dhe diskriminimit  me shtesat e rrezikshmërisë paralajmërojnë protestë në ditët në vijim.

Njësia ‘’BOMB SQUAD’ (NJTME) është njësi elitare e cila operon në kuadër te njësive speciale te Policisë se Kosovës

Detyrat primare të saj janë reagimi në kërcënimet me bomba, zbulimi, çmontimi i gjitha llojeve të bombave, mjeteve eksplozive si dhe materieve të rrezikshme të cilat kanë prapavijë kriminale-terroriste.

Po ashtu specialistët e kësaj njësie  bëjnë ekspertiza të detajuara shkencore për rastet e shpërthimeve dhe gjetjeve të mjeteve eksploduese.

Pjesëtaret e kësaj njësie numri i te cilëve sipas informatave aktualisht është i vogël, janë të trajnuar ne Akademitë më prestigjioze ne botë, certifikimi i tyre si ekspert i kësaj fushe zgjat 5 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *