Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë, homologut turk Recep Tayyip Erdogan.
“ Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh”- shprehet Presidenti Begaj në këtë telegram.
Presidenti shprehet besimplotë mbi të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve të cilët gjithashtu shënojnë sivjet 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike – shprehje kjo e angazhimit tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs.