Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, nëpërmjet një postimi në rrjetin socia “Facebook”, ka vlerësuar se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, pa njohje de jure nga Serbia në këmbim, mund të jetë prelud i ndarjes së pjesës veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe pas disa vitesh, por jo vetëm.
“Implementimi i asociacionit (çfarëdo verzioni) pa njohje de jure nga Serbia (me ç’rast do të definoheshin edhe kufijtë që i ka nënshkruar në Bruksel në 2011) do të nënkuptojë: zgjerim i epiqendrës së ndikimit rus edhe brenda Kosovës; legalizim i institucioneve paralele serbe në Kosovë; parathënie për ndarje pas disa vitesh”, ka shkruar ish-kryediplomatja kosovare.
Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) – Gjermania, Franca dhe Italia, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Qeveria e Serbisë kanë kërkuar njohjen de facto të shtetësinë e Kosovës.