LONDËR-Publikohet lista e kriminelëve të dyshuar që kërkohen nga Policia Metropolitane , dhe mendohet se fshihen në Londër. Janë 12 persona në listën e më të kërkuarve të Londrës për momentin, të dyshuar për kryerjen e krimeve që përfshijnë përdhunim, rrëmbim dhe vjedhje.
CrimeStoppers ndan fytyrat e tyre me shpresën se anëtarët e publikut do të jenë në gjendje të ndihmojnë në sjelljen e tyre.
Shqiptari për të cilin bëhet fjalë është shtetasi Ron Domi, për të cilin policia e Bedfordshire bën apel për ndihmë me qëllim gjetjen e të riut, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë adoleshente.