Kështu ndodh kur e teproni me vitamina dhe minerale

Mendoni që nuk mund ta teproni me vitamina dhe minerale? Gjithsesi mundeni ta teproni, ndërkaq ne po ju sjellin pasqyrën e pasojave të rrezikshme.

Masa më e mirë për të gjitha është maturia, kjo vlen edhe për vitaminat dhe mineralet.

Shumica e njerëzve këtë nuk e dinë, mirëpo edhe vitaminat dhe mineralet e tepërta mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Omega-3 e thartirave yndyrore

Për këto yndyra të shëndetshme dihet që mbrojnë shëndetin dhe zgjasin jetën.

Shumë hulumtime kanë treguar dobitë e tyre. Mirëpo, hulumtimi më i ri tregon që omega-3 e thartirave yndyrore nuk është e mirë kur përdoret në sasi të mëdha. Përse? Rrënojnë balancën e imunitetit, andaj trupi bëhet i paaftë të mbrohet nga infeksionet e ndryshme.

Vitamina C

Është vitamina më e njohur, sepse pothuajse është e gjithanshme: mbron imunitetin, shëron shpejt plagët, zbukuron lëkurën, pengon plakjen dhe shumë sëmundje. Pra, ku është problemi? Nëse e teproni me vitaminën C, do të mund të rrënoni seriozisht shëndetin e tretjes.

Vështirësitë të cilat e shoqërojnë gjendjen e tillë janë fryrja, dhembjet, diarreja, të vjellët, djegësira dhe shumë të tjera. Kujdesuni të mos merrni më shumë se 2000 mg vitaminë C në ditë.

Zinku

Ky mineral gjendet në çdo qelizë njerëzore, forcon imunitetin dhe përmirëson shëndetin e syve, mirëpo edhe e rregullon metabolizmin. Mirëpo nëse e teproni me marrjen e zinkut, do të përballeni me një sërë problemesh. Disa ndër to janë problemet me tretjen, marramendja, dhembja e kokës, lodhja, djersitja e shtuar dhe halucinacionet.

Doza e rekomanduar e zinkut është deri në 40 mg në ditë, më shumë se kjo dozë është e tepërt.

Hekuri

Hekuri është i rëndësishëm sepse transporton oksigjenin në qeliza, por bën edhe një sërë funksionesh të tjera të rëndësishme për funksionim normal të trupit të njeriut.

Problemi më së shpeshti shfaqet, sepse disa njerëz nuk kanë mjaft hekur në trup, mirëpo mund të ndodhë edhe e kundërta. Pra, cilat janë efektet anësore? Hekuri shtresohet në inde dhe në organe të ndryshme – zemër dhe mëlçi, kjo assesi nuk është mirë. Prandaj, kini kujdes që në ditë të mos merrni më shumë se 45 mg hekur.

Kalciumi

Të gjithë e dimë që kalciumi forcon eshtrat, mirëpo ky mineral shërben edhe për funksionimin normal të zemrës, nervave dhe muskujve. Mirëpo, nëse e teproni me kalciumin, mund të shfaqen problemet me veshkat dhe me indet e buta.

Kalcium të tepërt nuk është e mundshme të merret nëpërmjet ushqimit, mirëpo është shtesë e ushqimit, prandaj kini kujdes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *