Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV parim e kishin ardhjen në pushtet, ndërsa tani po mashtrojnë me Zajednicë, po i injorojnë minatorët dhe po manipulojnë me shifra.
“”E kam saktifiku veten për parime”, tha kryeministri. Çfarë ironie d.m.th. Albin Kurti gjithmonë ka qenë i ndarë nga parimet e tij. Zaten ne të gjithë e dimë që s’ke pasë parime asnjëherë. “
Ajo tha se kryeministri Kurti i ka sakrifikuar të tjerët.
“E vërteta qëndron krejt ndryshe. Albin Kurti i ka sakrifiku të tjerët për parimet që nuk i ka pasë kurrë. Ka sakrifiku aktivistë të LVV-së, ka shpallë tradhtarë, ka mashtru 51% të votuesve në zgjedhjet e fundit. Ia ka humbur Kosovës disa vite dhe është kthyer jo në pikën zero, por diku nën të, në minus.”
Ajo ka kritikuar Kurtin dhe ministrin Murati që nuk kanë folur në lidhje me minatorët që janë duke grevuar qe 6 ditë.
“Minatorët janë në grevë urie që disa ditë, disa prej tyre tanimë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe a e keni dëgju Kryeministrin të thotë një fjalë për ata? Ministrin e Ekonomisë – JO. Të gjithë ne e dimë se sikur Albini të ishte në opozitë gjasat janë maksimale se ai do të ishte bashkangjitur grevës së minatorëve që disa ditë. Tani në pushtet “të majtit” janë kundër sindikatave, kundër punëtorëve të arsimit, kundër minatorëve dhe me politika populliste kundër qytetarëve të vendit.”
Ajo ka komentuar dhe disa shifra tw publikuara nga pushteti.
“Që po thuajse tri vjet në pushtet LVV ke arritur të realizojë të vetmin gjë që ka thanë nuk do ta bëjë kurrë ”ZAJEDNICËN”. Hekuran Muratit për çudi i rritet punësimi kur i bie rritja ekonomike në 2.02% dhe kur i bien eksportet -10%, Ministri i Financave tha se për herë të parë 410 mijë të punësuar, që nga 1999 trendi është pozitiv por më i ngadalti në tri vitet e fundit. Nga rreth 900 milionë të ndara për investime kapitale për vitin 2023, deri më 30 shtator janë realizuar vetëm 263 milionë. Super Ministri rreth 40 milionë euro mjete vetanake të komunave i ka mbajtur të bllokuara deri në muajin gusht. Subvencionet po ju shkojnë mirë, pa asnjë kriter në baza ditore po ndajnë mjete. Kujt dhe si, sigurisht se do të dalin në sipërfaqe pak më vonë.”
Ajo ka pyetur pushtetin nëse transparenca ka qenë parim i tyre.
“Transparenca a ka qenë ndonjëherë parim i juaji, çka ndodhi pse po frikësoheni t’i njoftoni qytetarët për “sakrificat” që keni bërë ditëve të fundit, po Rezolutën që e patëm nxjerrë bashkë kur ishit në opozitë për raportim në Kuvend?!”