Menaxhmenti i Trepçës përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, akuzon gervistet minator për sabotim: Po sjellin darka e dreka për sabotuesit

Minatorët e Trepçës po e vazhdojnë greven e tyre, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa menaxhmenti i kësaj kompanie ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë.

Ku këta të fundit po i akuzojnë punëtoret e kompanisë për sabotim, duke paralajmëruar masa ndaj tyre, shkruan.

Kujtojmë se minatorët e Trepçës janë në ditën e tyre të gjashtë të grevës së urisë, ndërsa menaxhmenti ka publikuar pamje nga momentet siç thonë ata të sjelljes së ushqimit nga disa perona për grevistët.

Komunikata e plotë e menaxhmentit të Trepçës:
Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit. Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *