Kryeshefi i KRU Prishtina: Liqenët në Kosovë nuk janë pastruar asnjëherë

Kryeshefi i KRU Prishtina, Arsim Fetahu ka thënë se mënyra e ndërtimit të digës së liqenit të Badocit në vitet e ’60-a kur edhe u ndërtua ky liqe, ka qenë sipas standardeve të asaj kohe dhe tash është vjetruar.

Ai ka shtuar se niveli i ujit që mund të merret nga ky liqe është i kufizuar.“Për dallim nga liqeni i Batllavës, i cili i ka tri nivele të caktuara me një distancë nga 7-8 metra njëra me tjetrën, po të kishim këtë mundësi edhe tek liqeni i Badocit momentalisht ne do të merrnim ujin nga nivelet më të larta për arsye se s’do kishim problemin e manganit” – tha Fetahu në Kallxo Përnime

Fetahu thotë se liqenet asnjëherë nuk janë pastruar.“Ajo çka është pastruar, mund të themi që në liqenin e Batllavës gjatë këtij viti ka qenë i mbushur plotë dhe ne e kemi vendosur shkarkuesin fundor, i cili pastaj edhe krejt ato mbeturina, bashkë me ujin janë larguar nga liqeni. Mirëpo në kuptimin institucional nuk është bërë asnjëherë një pastrim i liqeneve” – tha ai.

Fetahu gjithashtu ka thënë se mënyra e zgjidhjes së problemit të paktën për një kohë është të ngritët niveli i veprës së marrjes së ujit.“Nuk është lehtë e realizueshme kjo. Uji nga gypi që merret në liqen jemi tu provu me ngrit në një nivel më të lartë, nuk bëhet për 1-2 ditë na merr kohë por jemi vetëm si KRU që jemi duke provuar ta zgjedhim dhe besoj e shpresoj që shumë shpejt kemi me e bo” – tha Fetahu.

Më 19 tetor, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për të gjitha zonat të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit, të mos e konsumojnë ujin. Kjo pasi në bazë të analizave fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në fabrikën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badovcit, ka dalë se ka vlera të rritura të Manganit.

Përmes një komunikate për media ishte bërë e ditur se IKSHPK-ja ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.“IKSHPK-ja apelon te qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës”, thuhej në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *