Masakra në Fushë-Krujë/ Atentatorët nuk donin vetëm vdekjen e Brilantit, kërkonin të “eliminonin” edhe Ervis Martinajn

Objektivi i atentatit të se dielës, 17 korrik 2022, që shkaktoi tri viktima në Fushë Krujë nuk ka qenë vetëm Brilant Martinaj.

Dyshohet se vrasësit që ekzekutuan me 60 plumba kallashnikovi Deklen Vatën, Besmir Hoxhën dhe Brilant Martinajn, kërkonin edhe Ervis Martinajn, kushëririn e Brilantit.

Hetuesit e kanë ngritur këtë dyshim duke u nisur nga numri i personave të angazhuar në atentat dhe mënyra e sofistikuar e organizimit të ngjarjes.

Ervis Martinaj prej 18 Majit 2022 qëndron i fshehur, për shkak të një mase “arrest në burg” të vendosur nga SPAK, për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen” e Endrit Dokles kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Ervisi kishte lënë Brilantin të kryente transportimin e tij. Vrasësit e atentatit të djeshëm duket se janë vrasës me eksperiencë pasi zgjodhën mbikalimin e Fushë-Krujës pasi nuk mbulohet me kamera sigurie, të asnjë prej bizneseve dhe aq më tepër, nuk ka fushë-pamje nga dy anët e tij, (Lindje-Perëndim), për shkak të vendosjes së hekurave të lartë, që shërbejnë për mbajtjen e makinave në raste aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *