Dje në qytetin e Fushë-Kosovës një 75 vjeçare u gjend e vdekur në banesën e saj, raporton Gazeta Neutral.
Lajmin për media e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Prishtinë Flora Ahmetaj.
Ndërsa sot policia e ka përfshirë këtë rast në raportin e tyre periodik, ditor.
Ata thonë se trupi i viktimës është dërguar në Institution e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Bresje-Fushë Kosovë , 28.10.2023-16:30. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante policore kanë dal në vendin ngjarjes , me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.