Serbët nuk u lejuan të vijnë në Prekaz, një muaj më parë të rinjt kosovarë vizituan varrin e Josip Broz Titos në Beograd…

Dje në Skenderaj qytetarë të shumtë dolën dhe ndaluan ardhjen e disa studentëve ndërkombëtar tek kompleksi i familjes Jashari në Prekaz.

Ata e bën këtë duke menduar se në autobus kishte edhe student nga Serbia, shkruan Neutral.al

Për këtë gjë, qytetarët morën kritika pasi në autobus nuk kishte student serbë. Bekim Jashari tha se ndalimi i vizitorëve nuk është në kulturën e familjes së tij dhe e cilëso si gabim atë që është bërë.

Një muaj më parë, saktësisht me datë 27 qershor, një grup i studentëve nga Kosova kishin bërë një vizitë në Serbi.

Ndër të tjera, ata kishin vizituar varrin e komunistit, ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Studentët kosovar kishin qëndruar për disa ditë në Beograd dhe nuk kishin hasur në pengesa gjatë vizitës.

Vizita ishte organizuar nga Organizata Joqeveritare “PEN”, me qëllimin që të rinjt nga Kosova dhe Serbia të ulin paragjykimet për njëri-tjetrin./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *