Alba është njëra nga banoret që po pëlqehet shumë jo vetëm nga publiku, por edhe nga disa prej konkurrentëve aty.
Ajo është komentuar shumë këto ditë për afrimitetin e saj me Lumbardhin, po gjithashtu edhe me Gani Gërminë.
Në një bisedë të zhvilluar mes Shqipes dhe Lumbardhit, ky i fundit është shprehur se çfarë ndien për të preferuarën e tij, Albën.
“Unë nuk dua të dal viktimë, por në fakt viktima këtu jam unë, sepse unë jam duke e dashtë çikën, e ajo ma ka bërë të ditur që nuk e ka këtë interes.” – është shprehur Lumbardhi për Albën, në bisedë e sipër me Shqipen.
Ndërsa Shqipja ka ardhë me një propozim që Lumbradhi është më mirë të tërhiqet nga raporti që ka me Albën.