Brilant Martinaj kishte frikë nga një atentat, Diklen Vatën e mbante edhe si truprojë

Pasditen e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës, persona të paidentifikuar ekzekutuan me rreth 60 plumba kallashnikovi tre të rinj që po udhëtonin me një makinë “Volswagen Passat” nga Tirana në drejtim të Mamurasit në mes të ditës tronditi Shqipërinë.

Viktima mbetën Brilant Martinaj, 23 vjeç, Diklen Vata, 30 vjeç dhe Arbër Hoxha, 34 vjeç, ndërsa atentatorët enden të lirë.

Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë objektivi i këtij atentati dhe shkak dyshohet se ka qenë e kaluara kriminale, ndërsa me Vatën ishte shok i ngushtë dhe e përdorte si truprojë.

Makina e 4 autorëve të dyshuar, “Volswagen Passat” u gjet e djegur në Larushk dhe brenda saj u gjetën 3 armë, teksa nuk dihet se ku fshihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *