Në rrjete sociale dhe media rozë ka filluar të flitet se modelja shqiptare, Megi Pojani dhe reperi, Noizy i kanë dhënë fund miqësisë së tyre, e cila ka zgjatur prej disa vitesh.
Modelja ka deklaruar shpeshherë se Noizy është artisti i saj i preferuar, ndërsa prej shumë vitesh ishte imazh i brendit të reperit, duke u shfaqur me veshjet e këtij të fundit.
Por, njësoi si faqja zyrtare e “Illyrian Bloodline” po ashtu edhe Megi i kanë fshirë të gjitha fotot e bashkëpunimeve.
Dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet e tyre sociale duke i shtuar edhe më shumë zërat e një krisjeje të mundshme mes tyre.
Megi është bërë pjesë e klipit të këngës së re “Katile” të Don Xhonit, i cili njihet tashmë si një nga rivalët e Noizyt pasi janë kapur shumë herë me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale apo rreshtave nëpër këngë.
Ndjekësit e kanë komentuar pjesëmarrjen e Megit në videoklip të reperit nga Drenica si një ‘hakmarrje’ apo thumb ndaj Noizyt.
Kujtojmë se kohëve të fundit, Megi ka publikuar edhe video të tjera duke e kënduar këngën e reperit Cllevio, me të cilin reperi nga Durrës ishte rrahur para disa javësh.
Videon e gjeni tek linku më poshtë: