Çitaku- Kurtit: Mos u fsheh, pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit

Zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se shpreson që me këtë javë merr fund, sipas saj, vallja e rrezikshme e popullzimit të cilës i ka prirë kryeministri Albin Kurti “duke lënduar secilin që ka menduar ndryshe” nga Kurti si opozitar.

Çitaku ka thënë se për vitet dhe mundësitë e humbura dhe të pashfrytëzuara do të flitet prapë, ndërkohë që i bën thirrje Kurtit për transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit.

Ajo i ka kërkuar Kurtit të mos fshihet.

Reagimi i plotë:

Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.

Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.

Tani Albin,

Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *