Profesori i Harvardit: Arritjet e Kosovës që nga pavarësia e saj janë mjaft të mëdha

Profesori nga Universiteti i Harvardit, Hugh O’Doherty, ka thënë se arritjet e Kosovës që nga pavarësia e saj janë mjaft të mëdha.

Ai këto komente i bëri pas Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, si dhe Konferenca për Lidership të organizuar nga UBT-ja.

Sa i përket UBT-së, profesor O’Doherty, ka thënë se UBT-ja ka pasur një arritje të mrekullueshëm gjatë këtyre viteve, duke pasur parasysh që ky universitet është ngritur nga rrënojat.

“Është një arritje e mrekullueshme. Ky universitet është ndërtuar nga rrënojat në një kohë kaq të shkurtër dhe kjo është e mrekullueshme. Arritjet e Kosovës që nga pavarësia e saj janë mjaft të mëdha”, tha ai./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *