‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’, Stresi publikon një video të Brilant Martinaj, që u vra dje

Këngëtari Stresi duket se ka pasur lidhje me 2 prej të vrarëve sot në masakrën e Fushë-Krujës.

Ai mbrëmjen e djeshme ka publikuar foto ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Brilant Martianajt.

Ndërsa sot ai ka postuar në instastory një video të mikut të tij teksa këndon një këngë me tekst ‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’.

https://video.gjirafa.com/embed/mos-u-merzit-se-keshtu-e-ka-jeta-stresi-publikon-nje-tjeter-video-te-brilant-martinaj-qe-vra-dje-mp4?autoplay=true&am=true

Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *